Conor McGregor dhe Dustin Poirier do të përballen të dielën në mëngjes në kuadër të UFC 257.
Irlandezi dhe amerikani do të luftojnë për mandatarin për titull, për atë që mbahet aktualisht nga Khabib Nurmagomedov i pensionuar.
Por, dagestanezi ka thënë se ai do ta shikojë me vëmendje duelin mes tyre dhe nëse njëri prej tyre shfaq cilësi të mira, atëherë ai do të rikthehet në Oktogon.
The Notorious dhe Diamond do të hyjnë në kafaz në ora 04:00 të mëngjesit të së dielës, në arenën e ishullit të Abu Dabit.
Por, sa do të fitojnë dyshja nga ky duel?
Cnor McGregor do të marrë rreth 2.5 milionë euro në rikthimin e tij në UFC, pasi edhe ky ishte pensionuar në fillim të vitit të kaluar, pas fitores ndaj Donal Cerrones për 40 sekonda, raporton The Sun.
Në anën tjetër, Poirier nuk do të fitojë as një milionë euro, pasi parashikohet që ai të marr rreth 800 mijë euro nga ky duel.
Kujtojmë se ky do të jetë një rimeç mes dyshes, pasi irlandezi e kishte mposhtur amerikanin në vitin 2016 në një meç që kishte zgjatur dy raunde.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...