Atletico Madrid mbrëmë u mposht nga Interi me rezultat minimal 1-0, në kuadër të rrethit të parë të 1/8 së finales në Uefa Champions League.
Përveç humbjes Atletico morri një tjetër lajmë të keq, atë të lëndimit të top lojtarit të skuadrës Antoine Griezmann, shkruan Arbresh.info.
Griezmann pati shqetësime 12 minuta para fundit të ndeshjes dhe u largua nga loja.
Ai u duk se ka pësuar një lëndim mjaft serioz.
Pas ekzaminimeve të mjekëve, skuadra spanjolle ka dal me një njoftim zyrtar se cila është gjendja e tij.
32-vjeçari ka pësuar një ndrydhje të kaviljes sipas komunikatës së klubit spanjoll.
Ndërsa tek madrilenët kanë besim të madh se sulmuesi francez do të jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Interit, në “Ëanda Metropolitano”, me 13 mars.
Kujtojmë se këtë edicion Griezmann ka qenë njëra nga lojtarët kyç të Atleticos, ku ka realizuar 18 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime, në të gjitha garat./Arbresh.info/
March 13. Our moment will arrive. pic.twitter.com/FyD66p8G6q
— Atlético de Madrid (@atletienglish) February 21, 2024
🗒 Antoine Griezmann sufre un esguince de tobillo de grado moderado.
— Atlético de Madrid (@Atleti) February 21, 2024
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli