Barcelona mund të marrë forcë shtesë nga rikthimi i yllit të skuadrës, Pedri, përpara ndeshjes derbi në La Liga, kundër Atletico Madridit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 23 prill, në “Camp Nou”.
“Blaugranët” po i afrohen titullit të parë në kampionat që nga viti 2019, pasi kanë 13 pikë më shumë se kampioni në fuqi, Real Madridi, që pozita e dytë në tabelë po i rrezikohet nga Atletico Madridi. Diferenca e pikëvë mes rivalëve nga kryeqyti spanjoll është vetëm dy pikë.
Xavi ka zgjedhur të tregojë kujdes të vazhdueshëm në lidhje me rikthimet nga lëndimët të lojtarëve kryesorë pasi thuajse titulli është në duart e tyre.
Sipas raportimeve nga “Marca”, reprezentuesi spanjoll është rikthyer në stërvitje të lehta, me Xavin të përgatitur të presë derisa mesfushori të ndihet 100% i aftë për t’u rikthyer.
Ndeshja ndaj Atletico Madridit shihet si një ndeshje që do t’i ofrojë rikthimin 20-vjeçarit, nëse gjithçka shkon sipas planit.
Të lënduarit tjerë, Ousmane Dembele dhe Andreas Christensen, nuk pritet të rikthehen deri në muajin e ardhshëm.
Barcelona ndeshjen e ardhshme do ta luajë të dielën, në udhëtim kundër Getafes. /GE/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...