Mësohet sa do të mungojë Ramos shkaku i lëndimit

20:05 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

Sergio Ramos nuk do të mundë t’i ndihmojë Real Madridit në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit të enjten kundër Gironës, për shkak të një dëmtimi që e pësoi ndaj Espanyolit në La Liga të dielën.

Mbrojtësi spanjoll u detyrua ta lërë ndeshjen në fund të pjesës së parë pas një goditjeje që e mori në gjurin e majtë, por ekzaminimet mjekësore kanë treguar se ai i ka shpëtuar lëndimit serioz, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai do t’iu nënshtrohet testeve të tjera mjekësore të martën, por do të pushohet në ndeshjen e kthimit ndaj Gironës në Kupën e Mbretit të enjten.

Por, kapiteni i Real Madridit pritet të kthehet ndaj Alavesit të dielën që vjen.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme