Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të fillojnë zyrtarisht nga data 26 korrik deri më 11 gusht.
Kosova në këto lojëra do të marrë pjesë me nëntë garues teksa vëmendja kryesore do të jetë tek xhudistët, shkruan Arbresh.info.
Kosova në sportin e xhudos do të garojë me Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.
Tani më është mësuar edhe data dhe ora e saktë se kur xhudistët kosovar do të nisin garat për një medalje olimpike.
Ekipi kosovar do të ndeshet në datat 28 korrik deri 3 gusht 2024.
Ndërsa e para që do të hap Olimpiadën është Distria Krasniqi, e cila ndeshjet do t’i zhvillojë me datë 28 korrik nga ora 10:00.
Një ditë më vonë do të garojnë xhudistët Nora e Akil Gjakova me fillim nga ora 10:00.
Kurse me datë 30 korrik në po të njëjtin orë luftën për medalje olimpike do ta nis Laura Fazliu.
Xhudistja e fundit nga Kosova, Loriana Kuka ndeshjet e saj i fillon me 1 gusht me fillim nga ora 10:00.
Kujtojmë se nga sporti i xhudos Kosova ka tri medalje të arta olimpike./Arbresh.info
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...