John Fury i ka thirrur në duel legjendat e peshave të rënda, Mike Tyson, Lennox Lewis dhe Evander Holyfield.
Babai i Tyson Furyt në muajt e fundit është stërvitur me djalin e tij, kampionin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda.
Ish-bodibilderi Micky Theo në muajin prill e kishte thirrur 56-vjeçarin për një përballje në ring, mirëpo ai duket se ka plane të tjera.
Derisa 54-vjeçari Mike Tyson dhe 57-vjeçari Holyfield janë në prag të rikthimeve për disa meçe miqësore, John është i gatshëm të përballet me ta.
“Besoj se do ta mposhtja këdo në planet që është 50-plus. Ja ku jam, jam i gatshëm, jam stërvitur ndihem mirë – le ta zhvillojmë duelin” .
View this post on Instagram
Work hard ? and enjoy life god bless you all.❤️?? @gypsykingofficialmerchandise @gypsyking101
“Shkojmë: Evander Holyfield, Lennox Lewis, Mike Tyson – të gjithë këta që janë mbi 50 vjeç, të moshës sime, le të ndeshemi”, ka thënë John në Instagram.
Në reagimin e tij ndaj Micky Theos, babai i Furyt ia ka treguar ringun se ku mund të ndeshen duke theksuar se është i gatshëm të përballet me legjendat edhe nëse e nokautojnë që në raundin e parë. /Telegrafi/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe