Google ADS

Mësohet kundërshtari i radhës për Guild Eagles, sfida më e rëndësishme e pret nesër

21:58 | 19 Shkurt 2024
D.H

Guild Eagles nuk e ka nisur fare mirë ditën e parë të kualifikimeve për Majorin e Copenhages në kuadër të lojës CS2.

Guild u mposhtën fillimisht nga Mouz me rezultat 16-14 pas vazhdimeve në mapën Ancient, ndërsa ndeshjen e dytë humbën nga ENCE 13-6, në mapën Anubis, shkruan Arbesh.info.

Pas këtyre shqiponjat janë në rrezik për të humbur majorin e parë të CS2.

Por asgjë nuk ka përfunduar, pasi ish-BNE nesër luan sfidën më të rëndësishme të këtyre kualifikimeve, ndeshje kjo që do të vendos për rrugëtimin e pesshës shqiptare.

Guild Eagles do të luajnë ndeshjen e radhës ndaj kundërshtarit Nexus, me fillim nga ora 14:00.

Nëse shqiponjat arrijnë këtë fitore atëherë kualifikimi për në Major vazhdon ende.

Për të u kualifikuar në Major nevojiten tre fitore.

Por nëse nuk arrihen tre fitore, Guild me do e mos duhet të arrijnë së paku dy fitore, pasi që është edhe mundësia e  fundit për kualifikim nga “Last Chance Qualifier”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme