Mësohet kundërshtari i ardhshëm i Florian Markut

14:18 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Florian Marku dhe Rylan Çarlton do të ballafaqohen mes vete në mbrëmjne e meçit kryesor mes David Avanesyan dhe Xhosh Kellit, më 30 janar.

Edhe pse dueli ende nuk është përcaktuar, ajo që dihet është fakti se kjo mbrëmje e boksit do të transmetohet direkt në “Sky Sports”.

Marku, me bilanc prej 7 fitore, asnjë humbje dhe një barazim, mes të cilëve 5 duele të mbyllura me nokaut, do të kërkojë kthimin tek fitorja pas barazimit të dyshimtë më herët gjatë këtij muaji ndaj Xhejmi Stjuartin, edhe pse e rrëzoi kundërshtarin e tij në raundin e dytë.

Ky tha se do ta fshijë dyshemenë me Florian Markun.

Me 30 janar nuk do ta lë në duart e gjyqtarëve. Faleminderit te gjithëve per mbështetjen”, ka shkroi Marku në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme