Nuk ka më alarm për gjendjen shëndetësore të Silvio Berlusconit, i cili dy ditë më parë u shtrua në spital në Montekarlo pas disa problemeve kardiake.
Vetë 84- vjeçari pati deklaruar se nuk kishte asgjë serioze dhe fjalët e tij janë vërtetuar dje kur la qendrën spitalore për t’iu drejtuar rezidencës së tij në Nisë. Ai ka qenë i shoqëruar nga mjeku personal që do të vijojë të ndjekë problematikat e “Kavalierit”.
Tashmë ai pritet të rikthehet në Itali ku do të vijojë normalisht aktivitetin e tij
. Kujtojmë se kjo është hera e tretë që Kavalieri ka nevojë për përkujdesje mjekësore pasi fitoi betejën me Koronavirusin.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...