Google ADS

Mësohet gjendja e Arbër Zenelit pas largimit nga fusha

21:47 | 7 Qershor 2019
Arbresh Info

Arbër Zeneli është detyruar të largohet nga fusha gjatë ndeshjes Mali i Zi – Kosovë.

Ylli i “Dardanëve” la fushën në Podgoricë gjatë minutave të fundit të pjesës së parë si pasojë e një lëndimi që besohet të jetë vetëm tërheqje muskulore, shkruan portali arbresh.info.

Zeneli u largua me anë të një kampionete të vogël nga fusha në ndeshjen e dytë si mysafirë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Në vend të tij në fushë u inkuadrua super talenti Edon Zhegrova.

Ndryshe nga ajo siç dukej në shikim të parë, gjendja e mesfushorit raportohet të jetë e mirë ndërkohë që  edhe stafi mjekësor i kombëtares e ka konfirmuar këtë.

Kosova kaloi në avantazh me anë të golit nga Milot Raschia në minutën e 24′./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme