Sipas raporteve të ndryshme, Cristiano Ronaldo do të shpëtoj me vetëm një ndeshje qëndrim jashtë fushe pas kartonit të kuq që mori në fitoren e Juves në Ligë të Kampionëve ndaj Valencias të mërkurën, gjë që do ta lejojë atë të përballet me ish skuadrën e tij – Manchester United.
Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë të ndeshjes në Spanjë pas incidentit me mbrojtësin e Valencias, Jeison Murillon, të cilit superylli portugez duket se ia ngrehu flokët derisa ai po qëndronte në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Gjyqtari Felix Brych nxori direkt kartonin e kuq duke ia drejtuar Ronaldos pas këtij incidenti dhe sulmuesi u largua me lot në sy nga fusha.
Vendimi është parë si i ashpër nga shumë persona pasi kontakti nga ylli portugez ishte tepër i vogël.
Sipas rregullave të UEFA-së, lojtarët që ndëshkohen direkt me karton të kuq automatikisht janë të ndaluar të luajnë të paktën për një ndeshje vetëm në rast se identiteti i personit të përfshirë në incident gabohet, përndryshe sanksione të rrepta mund të aplikohen për raste më serioze.
Megjithatë, Ronaldo duket se do t’i shmanget këtij fati, të paktën siç raporton ‘Guardian’, dhe do të mungoj vetëm një ndeshje në Ligë të Kampionëve – atë ndaj Young Boys më 2 tetor në shtëpi./arbresh.info/
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...