Një ndeshje e shkëlqyer mes RB Leipzig dhe Aston Villa është luajtur të martën mbrëma në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.
kjo ndeshje përfundoi me fitoren e anglezëve si mysafir me rezultat 3-2.
Më këtë rezultat, skuadra gjermane u eliminua nga Liga e Kampionëve. Pas gjashtë ndeshjeve, nuk ka asnjë pikë, pra gjashtë humbje.
RB Leipzig është në fund të tabelës, së bashku me Slovan Bratislavën dhe Young Boysin, të cilët gjithashtu nuk kanë pikë.
Por ata kanë një shans për të marrë pikë të mërkurën dhe për të zgjatur shpresën e tyre për të kaluar tutje.
Në renditjen e xhiros së gjashtë të paplotësuar kryeson Liverpooli me 18 pikë maksimale, ndërsa Bayer Leverkusen, Aston Villa, Inter dhe Brest kanë nga 13 pikë.
Pas tetë raundeve, tetë skuadrat e renditura më të mira do të shkojnë direkt në fazën e 16-të dhe 16 të tjera do të shkojnë në play-off.
Tetë më të këqijtë janë zbritur dhe nuk do të vazhdojnë të konkurrojnë në asnjë garë evropian. /Telegrafi/
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan