Në fund të dhjetorit, për shkak të një skandali politik ndërkombëtar, u shty ndeshja finale e Superkupës së Turqisë në futboll, në të cilën Fenerbahce dhe Galatasaray duhej të luftonin për trofeun, dhe ende zyrtarisht nuk ka datë të re për ndeshjen.
Por, tani gazetari turk Övünç Özdem ka bërë të ditur planin e Federatës Turke të Futbollit (TFF) dhe ka thënë se plani është që derbi i madh i Stambollit të luhet në mars.
Më saktësisht, tashmë është e sigurt që ndeshja do të caktohet për 29 mars dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar nga Federata Turke e Futbollit.
Supozohet se Federata Turke nuk e ka konfirmuar këtë datë vetëm për arsye se ende nuk ka marrë një vendim se në cilin stadium do të luhet ndeshja, por është fare e qartë se turqit nuk do të dalin jashtë kufijve të vendit të tyre, veçanërisht jo në Arabinë Saudite.
Opsioni i parë është që më 29 mars ndeshja të luhet në stadiumin “19 Mayis” në Samsun dhe opsioni i dytë është stadiumi Kalyon në Gaziantep.
Kujtojmë se në dhjetor ndeshja mes Fenerbahces dhe Galatasarayt u shty për shkak se drejtuesit e klubeve të Stambollit kërkuan që futbollistët të dilnin në fushë të veshur me fanella me imazhin e Mustafa Kemal Ataturkut, gjë që sauditët nuk e lejuan.
Aktualisht, Feneri dhe Galata po luftojnë për titullin kampion turk dhe pas 24 xhirove kanë nga 63 pikë dhe ndajnë vendin e parë në renditje. /Telegrafi/
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...