Tyson Fury dhe Dillian Whyte pritet të luftojnë për titullin e botës në kategorinë e rëndë në mes të muajit prill.
Lufta e Tyson Fury me Dillian Whyte për titull në kategorinë e rëndë në WBC u konfirmua më në fund të premten.
Oferta e promotorëve të Furyt Frank, Warren dhe Bob Arum, prej 31 milionë funte fitoi në ankandin për organizimin e këtij meçi, duke e mposhtur ofertën e Matchroom Boxing prej 24 milionë funte.
Ky do të jetë meçi i parë i kampionit britanik që prej trilogjisë me Deontay Wilder në tetor.
Sipas mediave britanike, lufta mes Fury dhe Whyte është caktuar për 23 prill.
Raportohet se për datën dhe vendin e luftës do të njoftohet gjatë kësaj jave.
Kjo do të jetë hera e parë qe Whyte lufton për titullin e botës kundër të pamposhturit Fury.
Fury do t’i fitojë 24 milionë funte, ndërsa Whyte vetëm 6 milionë funte.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...