Neymar dhe e dashura e tij Bruna Marquezine janë ndarë.
Aktorja braziliane dhe modelja 23-vjeçare ka konfirmuar se dyshja janë ndarë sërish dhe këtë herë vendimi ka ardhur nga ana e Neymarit, transmeton portali arbresh.info.
Marquezine ka folur për ‘Vogue Brazi’ duke zbuluar lajmin, por ka refuzuar të fajësojë politikat para zgjedhjeve të ardhshme braziliane për ndarjen e tyre.
Duke folur rreth raportit të tyre me yllin e futbollit, Marquezine tha:
“Ne i kemi dhënë fund. Ishte vendimi i tij. Dua t’iu informojë se kjo çështje nuk është e zgjatur sepse normalisht unë nuk flas për jetën time personale”
“Kam shumë respekt dhe dashuri për të dhe për gjithçka tjetër që kemi kaluar së bashku”
“Dua vetëm të jem e qartë në këtë pikëpamje sepse ne jemi duke jetuar në një kohë kritike dhe vendimtare, një kohë me shumë urrejtje, ndarja nuk ka të bëjë asgjë më këtë [politik]”
Raportet e fundit vijnë mes atyre raporte se Neymar është i pakënaqur në Paris dhe madje mund të bëjë një rikthim tronditës te Barcelona.
Sipas tyre, sulmuesi braziliani kishte arritur një marrëveshje me Paris Saint Germainin rreth një rikthimi në Camp Nou për 217 milionë euro – pesë milionë më pak se shuma për të cilën u transferua në Francë.
Sidoqoftë, të gjitha këto thashetheme janë hedhur poshtë nga zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner, i cili thotë se kjo madje as nuk është diskutuar nga bordi i kampionit spanjoll.
Pavarësisht thashethemeve rreth të ardhmes së tij në Liga 1, Neymar ka qenë në formë mjaftë mirë duke shënuar 11 gola deri tani te gjiganti francez./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...