Kosova do të jetë nikoqir i kombëtares së Spanjës për ndeshjen e cila do të zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kujtojmë që kjo ndeshje është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Qatar 2022”.
Ndeshja do të zhvillohet në ora 20:45.
Tashmë janë mësuar emrat e gjyqtarëve te cilët do të ndajnë drejtësi mes dy kombëtarëve.
Gjyqtari kryesor do të jetë Bobby Maden, ndërsa do të asistohet nga Davi Roomë dhe Sean Carr, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë David Munro.
Asistentë nga dhoma e VAR-ir do të jenë Jarred Gavan dhe Nick Hopton.
Lajmin e ka bërë të ditur UEFA në faqën e tyre zyrtare.
Kujtojmë që Kosova gjendet në grupin B bashkë me Suedinë, Gjeorgjinë Greqinë dhe Spanjën.
Ndërsa Spanja gjendet në vendin e parë më dhjetë pikë, Suedia në vendin e dytë me nëntë pikë, Kosova në vendin e tretë me katër pikë, Greqia në vendin e katërt me 3 pikë dhe Gjeorgjia në vendin e fundit me një pikë. /arbresh.info/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media