Mesfushori shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka, do të operohet në ligamentin e gjurit në fillim të muajit shkurt.
29-vjeçari pritet ta humbë pjesën e mbetur të edicionit 2020/21.
29-vjeçari Xhaka është dashur të zëvendësohej më 11 gusht të vitit të kaluar në çerekfinale të Ligës së Evropës kundër Shakhtar Donetskut për shkak të dëmtimit.
Kontrollimet mjekësore treguan se ai ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë.
Me kërkesë të futbollistit, lëndimi u trajtua ngadalë, pa nevojën e ndërhyrjes.
Megjithatë, shërimi nuk shkoi siç u mendua dhe futbollisti nuk ka mundur të stërvitet pa dhimbje, dhe mesfushori e klubi kanë vendosur për ndërhyrje kirurgjike.
“Të dëshirojmë shërim të shpejtë, Tauli!”, ka shkruar FC Baseli në llogarinë zyrtare të klubit në Twitter.
Edhe pse nuk është përmendur nga Baseli, Xhaka pritet të mungojë gjatë për klubin zviceran./Arbresh.info/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...