Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka shprehur besimin se ekipi i tij mund t’ia shkaktojë Barcelonës humbjen e parë këtë të dielë.
Los Granotas përballen me Barcelonën në Ciutat de Valencia të dielën pasi morën pikët maksimale në katër ndeshjet e kaluara.
Mesfushori shqiptar beson se nuk ka arsye pse ekipi i tij të mos besojë në një triumf ndaj katalunasve.
“Ne po tregojmë se mund të mopshtim secilin ekip tani për tani edhe pse jemi të njëjtit lojtarë si më parë”.
“Sidoqoftë, ne tashmë kemi ndryshuar mentalitetin tonë dhe ekipi ka besim, gjë që është e rëndësishme për futbollin dhe në fund i merni edhe pikët. Ne kemi pasur nevojë për vetbesim. Ne jemi të gjithë të lumtur me bosin tonë Paco Lopez sepse ai na ndihmon shumë”, theksoi Bardhi.
Bardhi është shndërruar në një specialist të ndërprerjeve këtë sezon duke shënuar vetëm një gol më pak se superylli Lionel Messi nga gjuajtjet e lira.
“Kurrë nuk mendoj se do të duhet të ekzekutoj gjuajtjen e lirë, por ata nxjerrin më të mirë nga unë edhe kur unë mendoj vetëm për lojë. Jam i kënaqur që ndihmoj ekipin tim të marr më shumë pikë, por pa bashklojtarët e mi unë nuk do të shënoja aq shumë gola”, përfundoi Bardhi.
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa ...
Arsenal konfirmon largimin e Edu Gaspar nga posti i drejtori...
Rezi-Mevlanit: Ajo më puthi në buzë, por tani është distancu...
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes si...
Rama të enjten në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban
Rezultatet dhe tabela pas javës së 12-të/ Ballkani e Malishe...