Google ADS

Mesfushori kuqezi me telegram ngushëllimi për policin e vrarë në veri

13:55 | 25 Shtator 2023
Arbresh

Ylber Ramadani mesfushori i Lecces, njëkohësisht edhe i kombëtares së Shqipërisë ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë në Veri, shkruan Arbresh.info.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Kush ka vdek për atdhe, nuk ka vdekur por ka le.Qoftë i lehtë dheu i shqiptarisë për dëshmorin më të ri të kombit, Afrim Bunjaku!”

Polici Afrim Bunjaku ka mbetur i vrarë gjatë mëngjesit të hershëm se datës 24 shtator.Ndërsa pas kësaj ngjarje dita e hënë, pra sot është shpallur dit zie nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Lamtumira e fundit policit të ndjerë pritet t’i ipet sot nga ora 16:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme