Google ADS

Mesfushori i Tottenham është një hap larg AS Roma….

10:53 | 8 Gusht 2018
Arbresh.info

Roma ka nisur punën me intensitet për të marrë mesfushorin e Tottenham, Victor Wanyama, duke qenë se nuk po arrin marrëveshjen me Steven N’Zonzi.

Verdhekuqtë kanë nevojë për një mesfushor me tipare mbrojtëse dhe Monchi ka punuar shumë për blerjen e Wanyama nga Fiorentina, por nuk ia doli.

“La Republicca” shkruan sot se Victor Wanyama do të pranonte me kënaqësi të vazhdonte karrierën në “Olimpico”, duke qenë se ka luajtur vetëm 8 ndeshje si titullar te “spurs” në sezonin e kaluar.

Nesër do të jetë dita vendimtare sepse më 9 gusht mbyllet merkato e Premier League, nëse Sevilla thotë serish “jo” për N’Zonzi, atëherë Monchi do të nisë sulmin finale për Wanyama

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme