Mesfushori i Tottenham, Tanguy Ndombele ka informuar klubin se ai është i hapur për t’u larguar nga klubi këtë muaj.
Ndombele ende nuk ka luajtur asnjë minut në parasezon, siç nuk luajti as në ndeshjen e parë të edicionit të ri ndaj Man Cityt, dhe Nuno Espirito Santo tani ka konfirmuar se ai nuk do të përfshihet as në ndeshjen kundër Wolves të dielën.
“Ai nuk ishte pjesë e skuadrës në Konferencën e Ligës sepse nuk ishte pjesë e listës,” u tha Nuno gazetarëve të premten.
“Unë do të jem i sinqertë me ju, Tanguy nuk do të përfshihet të dielën në skuadër.
Ndombele nuk është i dëmtuar dhe në mendjen e tij është në dispozicion për përzgjedhje, por nuk është zgjedhur nga Nuno për shkak të pasigurisë rreth së ardhmes së tij.
“Nëse Ndombele shkon (nuk do të vë bast për këtë), do të ishte një turp pasi Spurs nuk e ka parë ende më të mirën e këtij futbollisti të talentuar unik, por ai ka qenë këtu për dy vite, ka punuar nën katër menaxherë dhe vjen një moment kur lojtari duhet të marrë përgjegjësinë”, ka përfunduar menaxheri portugez.
Ndombele do të favorizonte një lëvizje në një nga skuadrat më të mëdha në Spanjë ose Gjermani, por sfida e madhe për të do të jetë gjetja e një klubi që mund të përballojë pagën e tij prej 200,000 në javë, aq sa paguhet momentalisht tek Spurs.
Megjithatë nëse lojtari dëshiron një largim nga klubi, ai duhet të pajtohet edhe me një ulje të pagës potencialisht nga skuadrat që duan shërbimet e tij.
Tottenham ndërkohë sfidën më të madhe gjatë këtij afati kalimtar veror e ka mbajtjen e Harry Kanes, me anglezin që po e dëshiron largimin nga klubi dhe me skuadrën e Manchester Cityt që ka të gatshme rreth 150 milion euro për t’i siguruar shërbimet e anglezit, por që presidenti i klubit Daniel Levy po insiston ende që lojtari nuk është për shitje.
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban