Mesfushori belg, Marouane Fellaini, është duke kaluar muajt e fundit si futbollist i Manchester United.
Ish anëtarit të Evertonit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni me gjigantin anglez.
‘Djajtë e kuq’ i kanë ofruar kontratë të re të Fellainit, por mesfushori nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën.
Tashmë, e ardhmja e tij duket të jetë në Turqi, te skuadra e Galatasaray.
Sipas mediave turke ai dhe Galatasaray kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin.
30-vjeçari pritet të fitojë një pagë vjetore rreth shtatë milionë euro tek skuadra turke.
Fellaini iu bashkua Manchesterit në verën e vitit 2013 nga skuadra tjetër angleze Everton për 33 milionë euro. /arbresh.info/
Ahmeti, BE-së: Projektligjin për Liritë Fetare po e bllokojn...
Shkon në 126 numri i viktimave nga tërmeti në Tibet
Liria ndahet me tre futbollistë, njëri ndër ta gardiani Ymer...
Osmani uron Krishtlindjet ortodokse: Qoftë kjo një kohë refl...
Degradon debati mes Vullnetit dhe Gresës, ja si nisi gjithçk...
Slot flet lidhur me performancën e Arnoldit me Man Utd