Google ADS

Mesfushori i Man United, Nemanja Matic: Atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është fantastike

15:17 | 31 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic pranon se atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është e mirë.

United aktualisht është në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League – katër pikë prapa Arsenalit në vendin e katërt, pasi ka luajtur një ndeshje më shumë.

33-vjeçari për talkSPORT ka thënë: “Atmosfera? Varet nga rezultati”.

“Sigurisht, kur ke rezultate të mira atmosfera është shumë më e mirë dhe të gjithë janë të lumtur”.

“Siç e dini, ne nuk jemi në pozicionin më të mirë në ligë dhe atmosfera nuk është fantastike, por ne duhet të qëndrojmë pozitivë dhe të besojmë deri në fund, sepse duam të përfundojmë në atë top katërshe”.

“Atmosfera në dhomën tonë të zhveshjes do të varet nga kjo. Nëse përfundojmë në top katërshe, atëherë do të jetë mirë për ne, të gjithë do të jenë. Nuk mund të them të lumtur, por të kënaqur”, vazhdoi ai.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jetë një dhomë zhveshjeje shumë e trishtuar”.

“Në dhomën tonë të zhveshjes kemi kaq shumë lojtarë t ëmirë me karakter të mirë dhe ne duhet ta pranojmë këtë dhe duhet të dimë se presioni është normal”, përfundoi mesfushori serb./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme