Google ADS

Mesfushori i Barcelonës: Gara për titull në La Liga nuk ka përfunduar

12:01 | 3 Prill 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Barcelonës, Carles Alena insiston se gara për titull në La Liga do të vazhdojë pavarësisht rezultatit të skuadrës së tij kundër Atleticos gjatë vikendit.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka tetë pikë më shumë se Atletio, ndërsa Real Madridi qëndron me katër pikë prapa rivalit madrilen ndërkohë që vazhdojnë kenë një ndeshje në duar, transmeton portali arbresh.info.

“Pavarësisht rezultatit kundër Atleticos, gara për titull nuk ka përfunduar”, u ka thënë Alena gazetarëve.

“Titulli në ligë nuk vendoset asnjëherë deri për të përfundoj matematikisht gjithçka dhe trajneri na ka përkujtuar neve situatën tri vite më parë (kur Barça fitoi ligën para Real Madridit)”

“Gjuajtja e lirë nga Lionel Messi? Ishte spektakolar, ishte një gol i mrekullueshëm”, përfundoi Alena./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme