Drejtuesit e Juventus nuk e kanë luksin të pushojnë në këtë periudhë dhe kanë nisur tashmë nga puna për merkaton e janarit.
Bardhezinjtë janë të detyruar të investojnë duke qenë se Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli janë jashtë skuadre të paktën deri në fundin e sezonit. I pari prej çështjes së dopingut ndërsa tjetri prej përfshirjes në skandalin e basteve.
Emrat në listën e drejtuesve të Juventus janë të shumtë ndërsa në “Pole-Position” duket se ka kaluar Rodrygo De Paul i Atletico Madrid.
Argjentinasi nuk konsiderohet më si një nga lojtarët e paprekshëm të organikës së trajnerit Diego Simeone dhe mund ta pranojë transferimin në Itali edhe si një mundësi për të treguar sërish vlerat e tij.
De Paul e njeh mirë kampionatin italian duke qenë se në të kaluarën është aktivizuar me Udinese dhe në këtë formë nuk do të kishte nevojë dhe të merrte kohë për t’u përshtatur. Ky është një plus i madh për Zonjën e Vjetër që kërkon që mesfushorin e ardhshëm ta integrojë menjëherë në skuadër./ss
Sveçla dhe Krasniqi vlerësuan përkushtimin e policisë në ras...
Mbappe i kthehet Realit kundër Pachuca-s
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrej...
Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës: Vota juaj ësht...
Jakup Krasniqi pati sot një vizitore të veçantë në Hagë, tak...
Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajoni...