Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të tërheqë lojtarë me perspektivë në radhët e saj.
I fundit në këtë listë raportohet të jetë Bledian Krasniqi.
Mesfushori luan për FC Zurichun në Superligën e Zvicrës.
Media zvicerane “Blick” ka raportuar se Krasniqi tashmë ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare dhe se i njëjti ka aplikuar për pasaportë të Kosovës, raporton Klankosova.tv.
23 vjeçari pati paraqitje të mrekullueshme në ndeshjen e fundit me klubin e tij kundër Servette. Përpos që e dominoi mesfushën, ai shënoi edhe gol.
“Blick” shkruan se përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe Bledian Krasniqi njihen që nga koha e tyre e shkurtër së bashku në FCZ në vitin 2022. Krasniqi, i cili ka luajtur për të gjitha grupmoshat zvicerane nën 18 vjeç dhe ka luajtur 38 ndeshje për Nati, aktualisht ka vetëm kombësi zvicerane.
“Megjithatë, tashmë ka aplikuar për pasaportë kosovare dhe duhet ta marrë atë për disa javë. Mbetet vetëm të zgjidhen formalitetet e fundit. Më pas, Franco Foda do të mund ta emërojë Bledian Krasniqin në ekipin e seniorëve në grumbullimin e radhës”, ka shkruar “Blick”, transmeton Klankosova.tv.
Para Krasniqit, portieri Amir Shaipi ishte ai që vendosi të “braktis” Zvicrën e të luajë për Kosovën.
Sikurse Shaipi, ashtu edhe Krasniqi kanë luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës. /Klankosova.tv
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...