Emiliano Sala ka dërguar një mesazh audio te një grup në WhatsApp para se aeroplani me të cilin po shkonte në Cardiff u zhduk nga rruga.
Pasi ishte konfirmuar tashmë si një lojtar i ri i Cardiff Cityt, Sala ishte nisur nga Nantes për në Uells kur aeroplani i tij humbi, transmeton portali arbresh.info.
“Përshëndetje vëllezër, si jeni o njerëz të çmendur”, fillon kështu mesazhi me zë nga Sala.
“Vëllezër, unë jam i vdekur. Isha këtu në Nantes duke bërë disa gjëra, gjëra, gjëra dhe gjëra, nuk ndalen kurrë”
“Jam këtu në një aeroplan që duket sikur po rrëzohet dhe jam duke shkuar në Cardiff”
“Nesër, ne do të fillojmë në pasdite me bashkëlojtarët e mi të ri. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Si jeni ju vëllezër e motra, jeni mirë të gjithë?”
“Nëse pas një ore e gjysmë nuk keni ndonjë lajm nga unë, nuk e di nëse dikush do të dërgojë dikë për të shikuar për mua sepse ata nuk mund të më gjejnë mua, por ju e dini.. Baba, sa kam frikë?!”
Lojtari u bë përforcimi më i shtrenjtë këtë muaj te Cardiff City pasi u ble për 17 milionë nga skuadra në Liga 1./arbresh.info/
(Mesazhin e tij audio mund ta dëgjoni këtu)
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...