Mohamed Salah u dërgoi një mesazh të qartë bashkëlojtarëve të tij te Liverpooli gjatë ndeshjes së tyre kundër Barcelonës sonte (e martë).
Sulmuesi ishte në bankina gjatë gjysmëfinales në Ligë të Kampionëve si pasojë e lëndimit tronditës në kokë të pësuar gjatë fitores 3 me 2 kundër Newcastles të shtunën, transmeton portali arbresh.info.
Dhe mesazhi nga egjiptiani për bashkëlojtarët e tij shihej qartë me anë të maicës së tij.
“Mos u dorëzoni asnjëherë”, shkruhej në atë që kishte veshur Salah, mesazh që ishte qartë për bashkëlojtarët e tij të cilët regjistruan një rikthim tronditës.
“Redsat” tronditën botën e futbollit me paraqitjen spektakolare në Anfield duke u rikthyer nga disavantazhi prej 3 me 0 për të vazhduar tutje në finale me rezultat të përgjithshëm 4 me 3./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...