Marcelo dhe Isco janë duke vuajtur në Real Madrid.
Mbrojtësi i majtë brazilian dhe mesfushori spanjoll, që i kanë dhënë shumë Realit, kanë përfunduar vetëm rezervistë.
Sido që të jetë, për Zinedine Zidane, ata vazhdojnë të jenë të rëndësishëm edhe pse s’po luajnë shumë.
“Gjithmonë do të kem besim në ta. Nuk kanë luajtur shumë së fundmi, por do të llogarisë në ta sigurt”, u shpreh Zizu.
“Gjithmonë kanë treguar se çfarë lojtarë janë dhe çfarë kanë bërë këtu, Çdo tre ditë duhet të zgjedhë dhe kjo është puna që duhet të bëj. Janë duke u stërvitur mirë”.
Marcelo, kapiten i dytë i Real Madridit dhe dikur i paprekshëm edhe nga Zizu, ka bërë vetëm gjashtë paraqitje këtë edicion.
Në anën tjetër, Isco ka luajtur pak më shumë. Ai ka luajtur në nëntë ndeshje për Realin këtë edicion, tetë prej tyre në La Liga. /Gazeta Express/
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës