Kanë mbetur më pak se dy orë deri në fillimin e ndeshjes së shumëpritur mes Anglisë dhe Kosovës.
Dy kombëtaret do të përballen për herë të parë mes tyre në stadiumin St. Mary’s të Southamptonit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Qindra tifozë do të jenë të pranishëm në stadiumin e lartpërmendur dhe tashmë janë publikuar disa pamje të tyre para fillimisht të ndeshjes.
Por, ajo që bie në sy është mesazhi i një tifozi kosovar me anë të një pankarte.
“Falë juve ne mund të luajmë tani kundër jush. Përgjithmonë mirënjohës ndaj jush, Anglia jonë e dashur”, shkruhet në banerin e mbajtur nga një tifoz kosovar që kishte të vendosur gjithashtu një shall të Kosovës dhe një të Anglisë në qafën e tij.
Ndeshja e shumëpritur mes dy skuadrave fillon në ora 20:45 dhe portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...