Donny van de Beek është gati për të nisur aventurën te Manchester United.
Para ndeshjes së parë në Premierligë, i transferuari për 35 milionë funte nga Ajaxi, Donny van de Beek, beson se do të përshtatet pa problem në ekipin e Ole Gunnar Solskjaer.
Madje, ai ka besim të madh se e ka një vend të garantuar në 11-she për shkak të cilësive të tij.
“Mund të luaj kudo në mesfushë, sezonin e kaluar kam ndryshuar shumë – nganjëherë Nr.6, Nr.8, Nr.10”, tha ai për ‘Astro SuperSport’.
“Nuk ka shumë rëndësi. Por mendoj se arma ime është të jem para zonës dhe të shënoj gola, të dhuroj asiste. Nëse keni liri, atëherë mund të luani kudo”.
Nuk është konfirmuar nëse Van de Beek do të debutojë sonte kundër Crystal Palace, por holandezi është gati për të luajtur.
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...