Amir Rrahmani është i gatshëm ta ndihmojë Napolin të arrijë objektivat, duke luajtur kudo që Gennaro Gattuso e vendos në fushë.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës ka luajtur pothuajse në të gjitha pozicionet e repartit mbrojtës; mbrojtës qendror, mbrojtës i djathtë, mbrojtës i majtë – dhe ai s’e ka probleme që edhe te Napoli të luajë në ato pozicione.
“Nuk kam preferenca (tha ai kur u pyet nëse preferon që të luajë në qendër të mbrojtjes në të majtë, apo në të djathtë)”, u shpreh ai.
“E shoh veten si një mbrojtës agresiv që është shumë i mirë në ajër. Këto janë cilësitë e mia. Kam luajtur në shumë pozicione prapa, mendoj se mund të përshtatem në sistemin e Napolit. Kam luajtur edhe mbrojtës krahu, jam i gatshëm që ta ndihmoj në çfarëdo mënyre trajnerin. Nganjëherë dua që të shkoj më shumë para dhe pse jo, të shënoj edhe gola”.
“E di se i jam bashkuar një ekipi fantastik dhe shpresoj që të rritem dhe të fitoj diçka të madhe me Napolin në të ardhmen”. /Gazeta Express/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...