Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ishte shumë i qartë kur është pyetur rreth interesimit në yjet e tij, Hector Bellerin dhe Alexis Sanchez.
Bellerin është duke u kërkuar nga Barcelona, klub nga i cili u largua si një 16-vjeçar por Wenger nuk do të lejojë mbrojtësin e krahut të djathtë të largohet nga lehtë, transmeton portali arbresh.info.
“Lojtarët kanë kontrata dhe ne presim që ata t’i respektojnë kontratat e tyre. Kjo është ajo që ne dëshirojmë”, ka thënë trajneri francez i Arsenalit nga baza e skuadrës së tij në Sydney.
Ky është një mesazh i drejtuar te Alexis Sanchez dhe Hector Blerrin, dy lojtarë që ende nuk i janë ribashkuar skuadrës pas detyrave me skuadrat kombëtare këtë verë. Për ish sulmuesin e Barçës, Alexis Sanchez, Wenger tha “jo” kur është pyetur nëse ka kërkuar të largohet nga klubi.
Sulmuesi kilian është në vitin e tij të fundit të marrëveshjes dhe është duke u kërkuar për transferim te Manchester City, por Wenger ka theksuar se ekziston opsioni për të vazhdim të kontratës së tij në Emirates.
“Askush nuk e di sot nëse Sanchez do të jetë në vitin e tij të fundit të kontratës së tij, sepse ne mund të vazhdojmë kontratën e tij në fillim të sezonit dhe gjatë sezonit, kështu që nuk është viti i tij i fundit medemosdo në kontratën e tij me Arsenalin”./arbresh.info
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...