Google ADS

Mesazhi fantastik i ‘Intelektualëve’ nga Skenderaj: Nga këtu filloi liria

14:26 | 6 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Drenica është nikoqire e Dritës në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligë.

Kuqezinjtë po fitojnë ndaj bardhekaltërve 2-1, kur po zhvillohet minuta e 50-të e ndeshjes.

E në përkrahje të skuadrës nga Gjilani kanë udhëtuar edhe tifozëria e tyre e zjarrtë ‘Intelektualët’, të cilët kanë shpalosur edhe një mesazh fantastik në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Kur jemi në ditët e epopesë së lavdishme të UÇK-së, Intelektualët janë përkujdesur për një mesazh të mrekullueshëm.

“Na këtu filloi liria’, shkruhej në mesazhin e Intelektualëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme