Zinedine Zidane iu dërgoi një mesazh emocionues në WhatsApp lojtarëve të Real Madridit për t’i informuar se do të largohet nga posti i tij si trajner.
45-vjeçari ka folur me kapitenin e klubit, Serio Ramosin, në telefon para se t’i njoftoj të gjithë pjesën tjetër të skuadrës rreth vendimit të tij, transmeton portali arbresh.info.“Faleminderit për gjithçka. Pa mbështetjen tuaj në momentet më të këqija asgjë që ne kemi bërë nuk do të ishte e mundur. Do të shihemi me njëri-tjetrin së shpejti, ju përqafoj”, shkroi ai.
Trajneri francez ka fituar më së shumti trofe te klubi në historinë moderne duke siguruar gjatë kohës së tij nëntë trofe brenda vetëm dy sezoneve e gjysmë, përfshirë tre tituj radhazi në Ligë të Kampionëve.
Vendimi i tij, i cili i prezantua pasditen e djeshme, ishte befasues për presidentin e klubit Florentino Perez, i cili pranoi se nuk kanë pasur kohë për të menduar rreth pasardhësit të tij të mundshëm, ndonëse Mauricio Pochettino vazhdon të udhëheq garën për detyrën në Bernabeu./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...