Kryetari i Federatës së Futbollit Armando Duka organizoi konferencën e radhës për të ditur të ardhmen e De Biasit i cili do të largohet nga kuqezinjtë që nga dita e sotme.
Dje De Biasi organizoi një konferencë për shtyp, ku dha lajmin se në fund të eliminatorëve do të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Mbrojtësi I Kombëtares, Andi Lila, ka shkruar mesazh emocionues në Facebook. “Mister,sapo e lexova sms,dhe nuk me vjen turp te them qe me vjen per te qar,nuk me kan pelqyer asnjeher ndarjet !
Te falenderoj shume per gjithcka qe ke ber per mua,me ke ndihmuar te rritem si njeri dhe si lojtar !
Realizuat enderren me te madhe te femijrise time,te luaja ne Europian dhe te nderoja vendin tim.
Do jesh gjithmone ne zemren time,
Me shum dashuri Andi Lila!”, shkruan Andi Lila në Facebook. /Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...