Pretendimet e fundit të Dani Alves se ai nuk do të ishte kthyer në Barcelonë nën drejtimin e Josep Maria Bartomeu duket se janë hedhur poshtë pas një bisede në WhatsApp mes tij dhe ish-presidentit.
Biseda tregon se Alves i ofron shërbimet e tij drejtpërdrejt Bartomeu-t në maj 2019 dhe presidenti i atëhershëm ishte i hapur ndaj idesë së kthimit të brazilianit.
Biseda e zbuluar nga Culemania ka shkuar si më poshtë.
Dani Alves: “Zoti President, a është gjithçka në rregull? Unë dua të kthehem atje [në Barcelonë], dua të kthehem në shtëpi dhe të luaj në Kupën e Botës 2022 si lojtar i Barcelonës! Le ta lëmë mënjanë krenarinë tonë, na duhet njëri-tjetrin dhe ne të dy e dimë këtë!”
Bartomeu: “Përshëndetje Dani. Nuk ka probleme me kthimin tuaj, por duhet të jetë me dëshirën e trajnerëve. A keni folur me [Eric] Abidal?”
Dani Alves: Mund të flas me të nëse dëshiron!
Bartomeu: “Unë do të flas me Abi dhe ti me njerëzit e tu”.
Me Ernesto Valverde në krye në atë kohë, Abidal dhe trajneri nuk e mundësuan nënshkrimin e brazilianit.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...