Mesazhe politike kundër Kosovës, UEFA hap hetimin ndaj Serbisë

21:58 | 17 Qershor 2024
KRG

UEFA ka hapur një hetim ndaj Serbisë, për koret kundër Kosovës, të kënduara nga fansat në vigjilje dhe gjatë ndeshjes ndaj Anglisë, zhvilluar mbrëmjen e të dielës në “Gelsenkirchen”.

Hetimi i qeverisë europiane të futbollit bëhet për dy shkelje, hedhje e objekteve në fushë dhe mesazhe provokuese që nuk gjejnë vend në një event futbollistik.

Ndërkohë, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka denoncuar në UEFA për të njëjtat argumente, Federatën Serbe.

FFK akuzon serbët se kanë shfaqur banderola, slogane e kore me mesazhe politike shoviniste, të papranueshme për një event si Kampionati Europian i Futbollit, që ka kërkuar dënim të ashpër për serbët./Ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme