Mes vështirësive në fundin e ndeshjes, Kosova shënon fitore ndaj Lituanisë

16:58 | 12 Tetor 2024
D.H

Kosova ka arritur ta mposht Lituaninë me rezultat 1-2 në kuadër të ndeshjes së tretë në Nations League.

Ndeshja nisi më mirë për “Dardanët” të cilët realizuan në minutën e 20-të, me anë të Edon Zhegrovas, shkruan Arbresh.info.

Por, Lituania reagoi shpejtë duke shënuar gol pas 14 minutave, mirëpo u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Kurse në të dytën, sërish ishin kosovarët që e nisën furishëm, duke gjetur edhe golin e dytë në minutën e 65-të, kur realizoi Ermal Krasniqi.

Gjashtë minuta para fundit, Lituania e ngushtoi epërsinë me Golubickas.

Deri në fund, vendasit i vunë në vështirësi futbollistët kosovar, mirëpo mbrojtja në nivel dhe Kosova triumfoi në fund.

Pas këtij triumfi, të përzgjedhurit e Fodas kanë gjashtë pikë në grupin 2 të Ligës C të Kombeve, kurse Lituania është ende pa pikë.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan të martën ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme