Google ADS

Mes Cityt dhe Barcelonës – Gudogan ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ri

07:34 | 22 Maj 2023
E.H

Ylli i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan është gati të refuzojë një transferim te Barcelona dhe të përkushtojë të ardhmen e tij te kampionët e Ligës Premier.

Reprezentuesi gjerman ishte lidhur me një largim nga Etihad gjatë verës, me gjigantët spanjollë duke udhëhequr garën për nënshkrimin e tij.

Gundogan, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, nuk kishte treguar interes për të nënshkruar një rinovim kontrate që thuhet se i ishte ofruar.

Megjithatë, tani duket se mesfushori ka rishqyrtuar opsionet e tij dhe është i hapur për të nënshkruar një marrëveshje të re afatgjatë në Etihad, shkruan telegrafi.

Sipas The Times, Gundoganit iu ofrua një marrëveshje dyvjeçare me opsionin e një viti tjetër nga Barcelona përpara transferimit të tij të pritshëm të lirë në verë.

Megjithatë, gjermani tani po favorizon një zgjatje në City dhe klubi është i gatshëm t’i ofrojë atij një marrëveshje më të gjatë se kontrata njëvjeçare që kishin sugjeruar më parë.

Gundogan ka luajtur 48 herë në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar nëntë gola – katër prej të cilëve në javët e fundit, me dyshe vendimtare në një fitore 3-0 kundër Everton dhe një fitore 2-1 kundër Leeds.

Të ngjashme