Luajti vetëm 12 minuta në derbin Inter-Napoli.
Reprezentuesi belg, Dries Mertens, pësoi lëndim mjaftë të rëndë në nyjën e këmbës së majtë, dhe menjëherë ra në tokë duke kërkuar ndihmën ndihmën e mjekëve, shkruan Korneri.net
Është interesant të theksojmë se Mertens u lëndua vet pa e prek askush, sepse e ka zënë keq këmbën e tij, lëndime këto që janë dukshëm më të rënda se kur ka kontakt me kundërshtarin, andaj u pa që nga dhimbjet e mëdha, i dolën edhe lotët për disa minuta derisa u largua nga loja për t’ia lëshuar vendin sulmuesit Petagna.
Për momentin nuk dihet saktë natyra e lëndimit, mirëpo nuk ka lajme pozitive së paku jo deri tash, pasi frika është se mund të ketë këputje të nyjës ose frakturë, që do ta mbante atë për një kohë të gjatë jashtë akcionit./Arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri