Merret vendimi për Didier Deschamps

17:37 | 10 Korrik 2024
D.H

Franca është eliminuar mbrëmë nga Kampionati Evropian, pasi u mposht nga Spanja me rezultat 2-1 në gjysmëfinale.

Ndërsa gjatë ditës së sotme u ngritën dilema rreth të ardhmes së selektorit francez në krye të ‘gjelave’, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo këtyre dilemave u dha fund i pari i Federatës franceze të futbollit, Philippe Hamidou Diallo i cili konfirmoi qëndrimin e trajnerit francez edhe për më tutje.

“Deschamps ka një kontratë dhe ai ka arritur objektivin sportiv që i ishte caktuar. Pra… Didier do të vazhdojë misionin e tij”, tha Diallo.

Kujtojmë se Deschamps është në krye të Francës që nga viti 2012 dhe ka qenë në finale të Kampionatit Evropian 2016, fituesi i Kupës së Botës 2018 dhe finalist i Kupës së Botës 2022./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme