Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka nisur përgatitjet për ndeshjen eliminatore ndaj Shqipërisë.
Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi ditë më parë ka bërë publike listën e të ftuarve për këtë ndeshje.
Lirim Kastrati ishte ftuar nga Përfaqësuesja A e Kosovës për ndeshjen ndaj Gjibraltarit, por nuk do të mbetet pjesë për ndeshjen ndaj Malit të Zi.
Sulmuesi nga Hogoshti i Kamenicës, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes është rikthyer tek Kosova U21.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar trajneri i portierëve tek Kosova U21, Naser Prapashtica.
Prapashtica me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Kastrati i është bashkangjitur në grumbullim ekipit U21.
“Na u bashkëngjitë sot edhe Lirimi për ndeshjen Shqipëria U21 – Kosova U21 më 15-10-2019, ora 19:00 në Elbasan. Forca Kosova”, ka shkruar Prapashtica. /Telegrafi/
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë