Disa nga kampionatet evropiane kanë përfunduar shkaku i përhapjes së coronavirusit.
Franca, Holanda apo Belgjika e morën këtë vendim që mos të vazhdojnë kampionatet.
Por në disa shtete të tjera të Evropës po këmbëngulet vazhdimi i kampionateve, pasi në këtë mënyrë skuadrat do t’i shmangen humbjeve më të mëdha financiare.
Zvicra është shteti i fundit që vendosi që të rikthehet kampionati më 8 qershor.
Ndërkohë së fundmi vendim për tu rikthyer në fushë kanë marrë edhe polakët dhe danezët.
Të dyja kampionatet do të rikthehen në fund të këtij muaji për të luajtur futboll.
Federata e Futbollit të Polonisë ka marrë vendim që skuadrat të rikthehen në fushë të mërkurën e 27 majit.
Ndërkohë në Danimarkë skuadrat do të rikthehen të luajnë dy ditë më vonë, pasi kampionati pritet të rifillojë më 29 maj ditën e premte.
Natyrisht që të dyja kampionatet kanë marrë vendim që të luhen ndeshjet e mbetura pa praninë e tifozëve. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...