Barcelona më në fund ka arritur të regjistrojë nënshkrimin e saj më të madh të verës Dani Olmo.
Dani Olmo u transferua tek Barcelona nga Leipzigi, pothuajse tri javë më parë, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë ai ende nuk ka debutuar me Blaugranat pas dy ndeshjeve zyrtare, të cilat Barcelona i zhvilloi në La Liga ndaj Valecnias dhe Athletic Bilbaos.
Kjo për shkak se ish-talenti i La Masia nuk ishte regjistruar nga klubi i tij i fëmijërisë për arsye të Fair Play Financiar.
Largimet e ditëve të fundit, veçanërisht ato të largimeve të Ilkay Gundogan dhe Clement Lenglet, dhe lëndimi i Andreas Christensen për dy muaj, do të lejojnë që emri i Olmos të regjistrohet para ndeshjes me Rayo Vallecanon.
Barcelona ka marr miratimin e La Ligas, ndaj ata sigurojnë se Olmo do të regjistrohet sot.
Fituesi i Euro 2024 me Spanjën, ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Barcelonën, ndërsa klauzola e lirimit të Olmos është 500 milionë euro./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...