Ka marrë fund makthi i coronavirusit për dy yjet e NBA-së, Donovan Mitchell dhe Rudy Gobert.
Dy basketbollistët e parë në NBA që rezultuan pozitiv nga coronavirus janë pastruar sërish dhe testi i fundit i tyre ka dalë negativ.
Basketbollistët e Utah Jazz u konfirmuan si të prekur nga kjo pandemi më 11 mars dhe që nga ajo kohë ata kanë qëndruar të izoluar në shtëpitë e tyre.
Edhe pse kanë kaluar këtë virus, Gobert dhe Mitchell do të vazhdojnë të mbeten të distancuar edhe për disa ditë nga pjesa tjetër e skuadrës.
Përkundur dy të infektuarve, pjesa tjetër e klubit të Utah Jazz kishin dalë negativ pasi kishin bërë testet.
— Donovan Mitchell (@spidadmitchell) March 27, 2020
Me të dalë negativ në testin e dytë, Donovan Mitchell ka postuar një video në rrjetet sociale duke vendosur vetëm një emoji duke u lutur.
Përveç dy lojtarëve të Jazz, të infektuar janë edhe dy basketbollistët e Lakers, katër të Brooklyn Nets, një i Detroit Pistons dhe një tjetër i Boston Celtics. /Telegrafi/
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...