Merr fund “çështja” Mbappe, Real Madrid mbyll negociatat me PSG-në

19:40 | 30 Gusht 2021
KRG

Real Madrid ka mbyllur negociatat me PSG-në për shërbimet e sulmuesit Kylian Mbappe.

“Los Blancos” kishin ofruar 180 milionë euro në tavolinë, por PSG as nuk ktheu përgjigje, ngase thuhej se kërkonte më shumë për një futbollist që i skadon kontrata pas 10 muajve.

Real dhe PSG në orët e fundit ishin të mbyllur në negociata, por assesi ‘gjuha e përbashkët’ nuk u gjet, pasi bordi i klubit francez pranoi shitjen, por presidenti Nasser Al-Khelaifi refuzoi.

Sipas RMC Sport, Real Madrid është larguar nga gara për Mbappe në këtë verë, ngase do provojë në janar të nënshkruajë parakontratë.

Mbappe disa herë ka refuzuar rinovimin dhe është i gatshëm që t’i bashkohet Realit verën tjetër si agjent i lirë.

Ndërkohë, mediumi francez raporton se nëse PSG ndryshon mendje, atëherë mund të ndodh që Reali sërish t’i rikthehet garës, por për momentin çdo gjë ka përfunduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme