Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka kërkuar kujdes në lejimin e tifozëve që po mbushin stadiumet e Euro 2020, ndërsa pandemia ende paraqet rreziqe të mëdha.
Merkel tha se nuk duhet të veprohet sikur koronavirusi ka mbaruar.
“Ju mund të shihni bazuar në shembullin e Lisbonës sa shpejt gjërat mund të ndryshojnë”, u shpreh ajo, duke iu referuar një ringjallje të fundit të rasteve COVID-19 në kryeqytetin portugez, transmeton Klankosova.tv.
Merkel tha që kjo zbatohej veçanërisht për ngjarjet e mëdha.
“Në Mynih për shembull keni pasur 14 mijë tifozë (për ndeshjen Gjermani-Francë të martën), nën rregulla të rrepta. Por kur shoh stadiume të mbushura plotë në vendet e tjera evropiane, unë jam pak skeptike nëse kjo është gjëja e duhur në situatën aktuale” ka thënë ajo.
Kancelarja vuri në dukje se njerëzit e vaksinuar plotësisht ishin ende në pakicë në shumicën e vendeve evropiane dhe se kjo është arsyeja pse kujdesi është ende i nevojshëm.
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë