Merih Demiral në radarin e Real Madrid

11:49 | 3 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madrid është duke udhëhequr garën për mbrojtësin turk, Merih Demiral.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazetari turk, Yakup Cinar, i cili raporton se edhe vetë personalisht Ancelotti e ka kërkuar nënshkrimin e tij.

Demiral aktualisht është pjesë e Atalantas në formë huazimi nga Juventusit, derisa ka zhvilluar 11 paraqitje deri tani këtë sezon dhe ka shënuar një gol.

Nga “Transfermarkt” kartoni i tij vlerësohet plotë 28 milionë euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme