Një djalosh i vogël ka bërë bujë të madhe sot, pasi kishte dalë të pres ekipin e Kosovës pas rikthimit në Prishtinë pas humbjes nga Çekia me rezultatin 2-1 në Plzen.
Djaloshi kishte zgjedhur një mesazh special për ekipin e Kosovës, e në veçanti për mbrojtësin Mërgim Vojvoda, transmeton Telegrafi.
“Kokën lart. Kemi për çka të mburremi, krenar me ty Mërgim. Ëndrra vazhdon”, kishte shkruar djaloshi në pankartën e tij.
Me të parë fotot e këtij djaloshi, mbrojtësi Vojdova ka reaguar në rrjetet sociale.
“Këta njerëz që na besojnë neve, më bëjnë të lumtur dhe na lejojnë neve që të ëndërrojmë”, ka shkruar Vojvoda në profilin e tij në Instagram.
Vojvoda mbetet një nga lojtarët kryesor të Kosoës ndër vite.
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...